fbpx

Takimi me dyer të mbyllura/ Haradinaj zbulon çfarë i kërkoi Edi Ramës

ja.jpg

Kryeministri Edi Rama është takuar pak më parë me Ramush Haradinajn. Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur vizitën me dyer të mbyllura.

Haradinaj i ka kërkuar Edi Ramës ndërtimin e hekurudhës mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi i Haradinajt:

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303