Takimi me Metën/ Lulzim Basha konsultë me aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë përpara takimit që do të zhvillojë me Presidentin Ilir Meta, ka mbledhur aleatët e PD në seli.

Takimi me aleatët vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme.