fbpx

Takimi me Ramën/ Flet Rudina Hajdari: Topi tani në fushën e Kryeministrit

Screenshot_1-10.jpg

Në takimin që po zhvillohet mes opozitës parlamentare dhe Kryeministrit Rama është edhe deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari.

Ajo ka folur për mediat pak më parë dhe ka nënvizuar se tashmë topi është në fushën e Ramës dhe se ai duhet të mbajë premtimin që pas marrëveshjes do të shihet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

‘’Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës.  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shansi për PS.

Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.‘’- tha Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303