Takimi në Rrogozhinë, Basha sulmon Ramën

basha-ne-rrogozhine-768x447.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka theksuar se beteja e demokratëve është pikërisht varrosja e fenomenit Rama në Shqipëri.

Më tej, Basha ka sulmuar Ramën duke e quajtur pushtetar batakçi, të lidhur me krimin që shkatërron ekonominë

“Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më nga një njeri, por do jenë prodhim i vullnetit të qytetarëve. Ju do i përcaktoni kandidatët e ardhshëm të PD në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë ata nuk do jenë njerëz pa emër, fytyrë që ngrenë thjesht kartonin. Fati i tyre lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin. Do garantojmë që Parlamenti të mos jetë më noteri i qeverisë, por mbrojtës i interesave tuaja. Beteja jonë është për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Ramës, pushtetarit batakçi, të lidhur me krimin që shkatërron ekonominë, futet në shtëpitë tuaja, në xhepat tuaja për të pasuruar veten e tij dhe një grusht njerëzish”, theksoi Basha./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303