Takimi online me strukturat e PD/ Basha-demokratëve: Koha të jemi në terren

takimi.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim ‘online’ me strukturat e PD, një ditë pasi takoi aleatët. Mësohet se gjatë takimit, Basha u ka komunikuar demokratëve që është koha që të dalin në terren.

“Dua t’ju falenderojë për punët gjatë këtyre javëve të vështira, opozita gjatë këtyre 6 javëve ka marrë vlerësime për mënyrën se si është sjellë dhe në funksion të saj ka bërë një sërë propozimesh edhe atëherë kur qeveria i kishte neglizhuar totalisht detyrën e caktuar nga Emergjencat. Mbetet ekonomia, mbështetja e njerëzve në nevojë dhe e biznese. Me një sjellje që vetëm prej qytetarëve nuk quhet. Kontrasti është i qartë kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për njerëzit, kjo është koha kryesore ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja. Situata ka qenë e rëndë. Njerëzit do ta kuptojnë që ehe në këto ditë të pandemisë PD ishte në krah”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303