fbpx

Takimi online për Integrimin Evropian, Cakaj bën me dije përgatitjet e Shqipërisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në takimin online të radhës së Komisionit për Integrimin Evropian. Ai ka shpërndarë edhe mesazhin e tij nëpërmjet një reagimi në Facebook.

“Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë.”, -shkroi Cakaj