Takohet me të bijën pas 17 vitesh

Gina Crotts, 38 vjeç, nga Saratoga Springs, nuk mund t’u besonte syve të saj kur pa vajzën që kishte lënë për adoptim para 17 vitesh.

Kalyn ishte thjeshtë një hap larg saj, në një studio, ku po mësonte vallëzim.

Në moshën 19 vjecare Gina kishte vendosur që të jepte fëmijën e saj për birësim, sepse ishte e vetme, larg shtëpisë dhe nuk kishte mundësi që ta rriste atë.

Familja që e kishte birësuar i kishte premtuar se do t’i dërgontë cdo vit foto të vajzës dhe se do t’i tregonte si do të ecte jeta e saj.

Pas ca kohësh Gina u martua dhe pati 3 fënijë më burrin Brandon, 46 vjec, por ajo u tregonte atyre cdo dite për motrën e tyre që nuk e kishin pranë.

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo nuk kishte besuar se e bija do donte që ta shihte më, por fati bëri që ata të dyja të takoheshin me njëra tjetrën.

Një ditë, ndërsa Gina kishte shkuar të shihte një provë vallëzimi të vajzës së saj të vogël, Evie, kjo e fundit vuri re një adoleshte, të cilën besonte se ishte motra e saj.

Më vonë Gina tha se nuk arrinte të besonte që ajo ishte pak hapa larg saj dhe se kishte qenë shumë e tronditur nga kjo gjë.

“Në fillim unë u ndala në derë, nuk doja të largohesha as të largohej. Por, kur hapa derën ajo po qëndronte para meje. Gjëja e parë që e pyeta ishte ‘A jeni e lumtur’ kështu duke u përqafuar . Më pas ne biseduam dhe donim të shinim njëra-tjetrën të buzëqeshur”, ka thënë Gina.

Dyshja vazhduan takimet dhe afërsia e tyre ishte padyshim e mahnitshme.

sei_47479833-510b sei_47480799-fad5 sei_47480855-2e26 sei_47480863-73b4
<
>

/real-news.tv/