fbpx

Taksa me Serbinë, Mogherini bisedon me Thaçin

Screenshot_18.jpg

Taksa doganore ndaj Serbisë dhe vendosmëria e Kryeministrit Haradinaj për të mos lëshaur pe në këtë drejtim, vijon të jetë në fokus të Bashkimit Europian, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së fundi, sikurse raporton Radio Europa e Lirë, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me këtë argument.

”Bisedova me presidentin Hashim Thaçi. i përsërita që tarifat duhet të pezullohen dhe dialogu të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Mogherini në Tuitter, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe  Thaçi, përmes një postimi në FB, ku njofton për bisedën telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE, thotë se janë kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. “Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303