Taksa ndaj Serbisë/ Haradinaj qëndron stoik edhe pas takimi me Hahn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shumë i vendosur që të mos e tërheqë taksën ndaj Serbisë edhe pse presioni ndërkombëtar është shumë i madh.

Ditën e sotme ka vizituar Prishtinën për këtë qëllim edhe Komisioneri për Zhvillim i Bashkimit Europian Johanes Hahn.

Hahn ishte më fort i interesuar që të bisedojë për heqjen e taksës për mallrat serbe e boshnjake. Për këtë punë edhe kishte ardhur në Prishtinë.

“Sa më shpejt që të arrihet njohja po”, ishte përgjigja e prerë e Kryeministrit Haradinaj. /Real-news.tv/