fbpx

Taksa ndaj Serbisë/Thaçi i lutet Haradinajt

thaci.jpg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka kërkuar qeverisë së Haradinajt që të respektojnë rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u kërkua pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Thaçi shpjegoi se Serbia është dobësuar ekonomikisht me miliona euro nga taksa 100% por prishjen e raporteve me Amerikën nuk ka çmim që mund të paguhet.

”Që Kosova t’i tejkalojë këto vështirësitë që po paraqiten në këtë proces në veçanti është e nevojshme, jo heqja por pezullimi i taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA-të”, u shpreh Thaçi./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303