Taksa, reagon Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Heqja e tarifës nga ana e Qeverisë Kurti, ka irrituar palën opozitare. Me këtë rast nuk kanë munguar akuzat nga ana e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e kishte vendosu këtë tarifë.

Duke e quajtur mashtrues kryeministrin aktual Haradinaj shprehet se Albini iu dorëzua Serbisë dhe se me heqjen e tarifës do të bëhet ripushtimi ekonomik i Kosovës nga Serbia.

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkruan Haradinaj në statusin e tij postuar në Facebook.