Talenti kosovar transferohet në Poloni!

Gjysma e parë e janarit ka qenë një muaj shumë impenjativ për Florian Loshajn, talentin 19-vjeçar i cili pak ditë më parë debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në miqësoren ndaj Suedisë të zhvilluar në Katar. Loshaj sëfundmi ka ndryshuar skuadër, duke u transferuar te polakët e Cracovias.

Loshaj deri më tani ishte pjesë e rumunëve të Poli Iasi duke regjistruar 19 ndeshje me këta të fundit. Megjithatë, tashmë Loshaj ka hedhur një hap më të madh në karrierë duke firmosur për tre vite e gjysmë me Cracovian.

Aktualisht, skuadra e re e mesfushorit zë vendin e dytë në kampionat dhe rivalizon për titull me gjigandët e Legias së Varshavës, duke qenë se diferenca në klasifikim mes tyre është vetëm dy pikë. Në të kaluarën, Loshaj ka qenë pjesë edhe e holandezëve të Rodës.