Talenti shqiptar në Greqi: Do jem vetëm kuqezi

Kledi Bogdani, 15-vjeçari i lindur në Përrenjas, është prej talenteve më premtues të kombëtareve të moshave.

Ai një interes shumë të madh nga ana e grekëve dhe ndjehet i vlerësuar nga kjo, por thekson se dëshira e tij është të luajë për Shqipërinë. “Ky është një vlerësim për mua. Por unë dua të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, thotë Bogdani.

Mbrojtësi i datëlindjes 2003 ka spikatur me ekipin e U-17 dhe para pak kohësh debutoi me skuadrën A. Djaloshi ka nisur të luajë që i vogël, ku në vitin 2013 është aktivizuar me skuadrën e Odusseas, ku u shpall 2 vjet rresht fitues të kampionatit. Në vitin 2015 transferohet te GSPATHSIËN ku luan edhe aktualisht, duke mahnitur me formën e treguar

Lër një koment