fbpx

“Tallash e teneqe”, deklarata e neveritshme e Veliajt për shembjen dhe dialogun

Si gjithnjë pa asnjë skrupul kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka folur sot për Teatrin Kombëtar të shembur, projektin për Teatrin e ri dhe për kritikat.

Veliaj thotë se Teatri i vjetër gjatë shembjes ishte vetëm tallash e teneqe duke vërtetuar rrezikshmërinë që mbarte.

Nga komuniteti ndërkombëtar ka pasur kritika sa i përket dialogut, por Veliaj shprehet se ka kryer vetë qindra takime me artistët por nga negociatat s’mund të marrësh gjithçka.

Sa i përket Teatrit të Ri, Veliaj thotë se u shtrin dorën gjithë atyre që janë kundër për ta përmirësuar.