Talli Bashën, Rama probleme me shifrat në Elbasan

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Elbasan, ka gabuar në disa shifra teksa po fliste për bursat dhe tarifat shkollore të studentëve.

Në moment Rama kap gabimin që bën, por e kalon situatën me batuta duke kujtuar llogaritjet gabim të Bashës disa muaj më parë në Parlamanet, ku tha se 7×7=42.

“I dëgjuam dhe i dhamë të drejtë studentëve.  Dhe sot prindërit paguajnë 50 % të tarifës për të gjithë studentët, ata me ndihmë ekonomike apo të shkëlqyerit i paguan qeveria. Marrin edhe bursë, 1.2 mln lekë në vit. 200 mijë lekë në muaj, më falni 100 mijë lekë në muaj. Se u bëra edhe unë si Luli, 7*7 bëjnë 42. Se kështu është ajo, më thuaj me kë rri të them se kush je. Po ca të bëj, u detyrova të rri me atë që doja ta fus në zgjedhje , tani do prapë të rri me të që të hyjë në zgjedhje po kam unë kohë të merrem me Lulin tani”, tha Rama./real-news.tv