fbpx

“Tani që ju erdhi veza bëni punime ju”, Braçe përplaset keq me komentuesin: Ooo dele, mos bëj qorrin

Erion-Brace.jpg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka pasur një përplasje sot me një komentues në rrjete sociale. Së fundmi, Braçe ka publikuar një postim në Instagram, ku tregon se po punohet për pastrimin e Hidrovorit të Karavastasë që do të përballet me shirat e dimrit.

Mirëpo, një ndjekës nuk është dakord m të dhe i ka bërë një koment:

“Po tani që ju erdhi veza bëni punime ju kaq vite se kishit parë fare, këtë vit ju zuri syri por çfarë ti bësh deleve qe flen dhe nuk ju qr t’ju shkulin nga ai vend plehra”.

Ndërsa Braçe i ka kthyer përgjigje sapo i ka hedhur një sy profilit të ndjekësit duke i thënë:

“Oooo dele në Austri; Hyr në këtë profil e shih punët çdo javë në 8 vitet e fundit! Mos bëj qorrin me dashje e pështyrësin, por hap sytë e shih!”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303