fbpx

Tanket, Vuçiç falënderon Rusinë për dhurimin

1606579708_22F1C2F0356246F1AF48B8EBC51CC959w1023r1s.jpg

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç  nga kazerma ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar se Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura, të cilat janë prezantuar pak km larg kufirit me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç  nga kazerma ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar  se Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

Vuçiç ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Përveç Vuçiç, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviç dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, konfirmoi se tanket do të mbërrinin nga Rusia, brenda një kohë të shkkurtër.

“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes ‘Vuçiç-Putin’ në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake,” pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.

Ende nuk dihet se kush do të paguajë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303