Tapë me birra, skocezët ‘e djegin’ në Shkodër e Tiranë

7ea56e70b7b70b0828b197b9b31d703f_L.jpg

Tifozët skocezë duket se po i shijojnë shumë ditët  e tyre të qëndrimit në Shqipëri.

Dy ditët  e fundit, rrugët e Tiranës kanë qenë të mbushura me grupe skocezësh të veshur me fustan e cila është veshja e tyre tradicionale.

Vizita e tyre ka të bëjë me ndeshjen e sotme në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Skocisë.

Një grup i tyre ka mbërritur në Shkodër një ditë para ndeshjes.

Ata kanë zgjedhur të frekuentojnë një prej lokaleve të Shkodrës ku ka pasur muzikë ‘live’.

Tifozat skocezë nuk kanë nguruar të çohen të këndojnë e të kërcejnë së bashku me këngëtaren.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në Tiranë teksa konsumonin alkool edhe këndonin me zë të lartë në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Mesa duket, skocezët janë qejflinj dhe i pëlqen argëtimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303