25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tare mendon për merkaton, gati oferta për mbrojtësin e Realit

Lazio po bën një kampionat mjaft të mirë këtë sezon, duke qenë në krye bashkë me Juventusin e Interin dhe duke u konfirmuar si një nga pretendentet për titullin kampion, ndërsa meritë ka padyshim edhe Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare.

Ky i fundit ka filluar të mendojë që tani për merkaton e verës dhe emri që ka përzgjedhur për të afruar është ai i mbrojtësit spanjoll të Realit të Madridit, Nacho Fernandes, i cili ka luajtur shumë pak me klubin spanjoll.

Sipas mediave iberike, Tare po përgatit një ofertë prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin 30-vjeçar që aktivizohet me pikatore nga Zidane, por që mund të sjellë eksperiencë te Lazio, që minimalisht do garojë në grupet e Championsit sezonin e ardhshëm.

Vetë mbrojtësi ka dhënë miratimin për kalimin në kampionatin italian, pasi te Lazio mund të gjejë hapësira për të luajtur rregullisht, ndërsa tani pritet të nisë puna për të arritur marrëveshjen me Realin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat