Tashmë e vërtetuar, dashuria e parë nuk harrohet

pexels-photo-556667.jpeg

Të gjithë ndoshta pajtoheni me idenë se “dashuria e parë nuk harrohet”, por a e dini pse? Hulumtimet kanë treguar se e mbajmë mend dashurinë e parë për shkak se për vetë faktin se është e pasuar nga të tjera, pra ka marrë fund, është një përvojën traumatike.

Dashuria e parë është jo thjesht teorike sepse ndodhin gjëra që për shumë njerëz ngjasojnë veç një herë në jetë. Kështu dashuria e parë aktivizon lidhje të veçantë me neurone, të cilat shkaktojnë përzierjen e frikës dhe të ankthi.

Ato që i quajmë “dridhje gjunjësh”, ndodhin gjatë dashurisë së parë pikërisht janë një përzierje ndjenjash siç janë nervozizmi, frika dhe obsesiviteti.

Kur u shtojmë këtyre edhe epshin dhe tërheqjen fizike, atëherë na ndodh ajo që quajmë dashuri e parë e cila për shumë njerëz ndikon direkt edhe në shëndet përmes trazirave në stomak, pagjumësisë, anoreksisë, etj.

I përjetoni ndjenjat për herë të parë

Në çastin që bini në dashuri për herë të parë, e kuptoni dallimin midis asaj që doni dikë dhe doni t’ju pëlqejë dikush. Pushtimi me emocionet e papritura që nuk i keni ndier më parë dhe përjetimi i këtyre ndjenjave për herë të parë, është arsyeja që dashuria e parë është shumë e fuqishme.

Kujtimet mbahen mend gjithmonë

Është interesant se edhe sa e sa vite pas rënies në dashuri dhe vazhdimit të jetës me të tjerë, kurrë nuk e harroni krejtësisht personin e parë me të cilin keni rënë në dashuri dhe as kujtimet që keni pasur bashkë. Mbase nuk i kujtoni çdo ditë, por ju bien ndër mend kohë pas kohe.

Dashuria e parë nuk krahasohet

Edhe pse dashuria e jetës nuk krahasohet me dashurinë e parë, prapëseprapë dashuria e parë zë vend të veçantë në zemër. Ka diçka në atë lidhje që bën që personi i parë që keni dashuruar të mos krahasohet me të tjerët.

Gjithmonë do t’ju interesojë partneri

Sapo t’ju bierë ndër mend dashuria e parë, mendja ju shkon se çfarë po bën partneri dhe ku e ka çuar jeta. Bëheni aq kureshtar sa që mund ta kërkoni në media sociale ose pyesni ndonjë shok të vjetër për t’u vënë kontakt me të.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303