fbpx

Tashmë është zyrtare, Myslim Murrizi jep lajmin e partisë së tij të re

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka njoftuar ditën e sotme se është zyrtarizuar partia më e re në Shqipëri, Lëvizja Demokratike Shqiptare, e themeluar nga vetë ai. Sipas njoftimit partia u regjistrua zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës me 19 tetor 2020, me nismën e deputetëve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani.

“Tufat e hajdutëve dhe mashtrueseve kanë këmbyer karriget me njëri tjetrin pas 8 vitesh 25 prilli do të jetë provë për shqiptarët”, shkruan ndër të tjera në Facebook Murrizi.