fbpx

Task-forca Antikorrupsion / 24 masa disiplinore, 9 prej tyre shkarkime nga puna

Etilda-GJonaj.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në daljen e radhës mbi rezultatet e luftës kundër korrupsion njoftoi se Task-Forca Antikorrupsion në raportet përfundimtare ka rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna.

Personat e shkarkuar nga pozicioni janë një drejtor, një inspektor, tre përgjegjës sektori dhe katër specialistë pranë Inspektoriatit Qëndror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Rastet kur shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e veprës penale, task-forca antikorrupsion ka kryer kallëzimet penale për personat përgjegjës.

Konkretisht janë kallëzuar penalisht 2 punonjës, tha Gjonaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303