fbpx

Taulant Balla flet për kandidaturën për KLSH, Vitore Tusha

tusha.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas kandidaturës së anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushës për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Balla tha se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisioni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete pet shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, tha Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *