fbpx

Taulant Balla lëshon thirrjen e rëndësishme pasi vizitoi këtë zonë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas një vizite që ka zhvilluar sot në një nga zonat bujqësore më të rëndësishme të Elbasanit, Jagodinën, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të konmsumojnë sa më shumë prodhimet ‘made in Albania’.

Statusi i plotë:

Prodhimet bujqësore shqiptare shënojnë rritje

Konsumoni sa më shumë prodhime “made in albania”

Po ama është papranueshme dhe shuuuumë e rrezikshme mosrespektimi i distancës në dyqane e tregje

Bashkë me Gledin dhe Arbenin ishim sot në Jagodinë, një nga zonat bujqësore më të rëndësishme në Elbasan dhe pse jo në gjithë Shqipërinë. Banorët e kësaj zone në këtë periudhë të vitit kanë shitur të gjithë prodhimin e lakrës, kryesisht për eksport, në vendet përreth nesh, por edhe në vendet Balltike. Këtë vit kishin mbjellë tre herë më shumë se vjet, rreth 2.5 milionë fidanë, por fatmirësisht situata e vështirë nuk e ka afektuar shitjen. Sot filloi mbledhja e kungullit, sasia e mbjellë e të cilit është më e madhe sesa vitin e kaluar.

Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Disa prej bujqëve më pyetën të shqetësuar për garancinë e shitjes së prodhimeve të tyre, duke e lidhur me kohëzgjatjen e pandemisë. Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë situata e pandemisë. Por deri më tani jemi në raporte shumë të mirë për sektorin agro-ushqimor në tërësi ndonëse ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara.

“Dua t’i falenderoj bujqit dhe blegtorët të cilët vijojnë punën normalisht duke iu përshtatur edhe masave të distancimit social që këshillohen për të shmangur Covid-19. Është shumë e rëndësishme për ta por edhe për konsumatorët që prodhimet e tyre të vijojnë të mbërrijnë në treg, duke ruajtur kështu zinxhirin ekonomik të pridhimeve tona “made in Albania”. Prandaj thirrja ime është të konsumoni prodhime shqiptare”.