Taulant Balla padit Ervin Salianjin për ‘Shpifje’

Balla kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim nga Salianji dhe sipas tij të ardhurat do të shkojnë për fondin e edukimit.

Taulant Balla dhe Ervin Salianji

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur deputetin demokrat Ervin Salianji në Gjykatën e Tiranës.

Balla e padit Salianjin për shpifje dhe kjo padi vjen pas deklaratave të fundit të bëra nga deputeti i PD-së.

Balla kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim nga Salianji dhe sipas tij të ardhurat do të shkojnë për fondin e edukimit.

Postimi i Taulant Ballës:

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?

Lër një koment