Taulant Balla publikon fotot dhe jep mesazhin: Mirënjohje emergjencave civile dhe elektriçistëve të OSHEE, më e vështira…

tao.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me një postim në rrjetin social Facebook ka përshëndetur punën e bërë nga ekipet e emergjencave civile pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa e cila përmbyti shumë zona në Vlorë.

“Më e vështira nga prurjet e shumta të Vjosës kaloi. Mirënjohje të gjithë forcave të ushtrisë, policisë së shtetit, emergjencave civile, punonjësve të bordeve të kullimit, ekipeve të bashkive Fier, Vlorë, Mallakastër, shërbimeve shëndetësore, elektriçistëve të OSHEE, e kujtdo tjetër. Edhe pse prurjet ishin shumë më të larta sesa në 2017, sipërfaqja e tokave të përmbytura është shumë më e vogël, ndërsa zona e Darzezës (e cila në 2017 ishte më e goditura) nuk pati asnjë problematikë”, shkruan Taulant Balla.

Lumi Vjosës ka krijuar kaos ditën e djeshme duke bërë që të përmbyten 7 banesa në fshatin Nosvoselë dhe 4 të tjera në fshatin Fitore të Vlorës.

balla valla 1 balla 2
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303