Taulant Balla thyen heshtjen, ja ç’thotë për Saimir Tahirin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pranishëm sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në konstituimin e këshillit të qarkut.

Gazetarët e pyetën Ballën edhe për deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, se nëse prokuroria akuzon se ka shpenzuar 20 milionë euro në fushatë, atëherë le të hetonte këdo, pa kursyer askënd.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për çështje që janë ekskluzivitet i drejtësisë”-tha Balla.