17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Muka publikon skandalin e ish-ministrit të LSI-së

spot_img

Taulant Muka ka publikuar këtë mëngjes plagjiaturën e radhës ku pretendon se është përfshirë deputeti i LSI, Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë. Është studiuesi Vladimir Kola që ka analizuar plagjiaturën në artikullin shkencor me titull “Biotoxin levels in bivalve moluscs in Albania and the related health impacts”, i shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi, i publikuar në revistën “Macedonian Journal of Animal Science”.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës:

Miremengjesi me Plagjiaturen e radhes te Edmond Panaritit zbuluar nga Vladimir Kola. Z. Panariti, po ky rast nuk quhet plagjiature?

Vladimi Kola zbulon dhe analizon plagjiaturën e artikullit shkencor me titull “Biotoxin levels in bivalve moluscs in Albania and the related health impacts”, i shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi (nuk e di nëse ka edhe titullin profesor), i publikuar ne revistën

“Macedonian Journal of Animal Science”, Vol. 1, No. 2, pp. 205–211 (2012).

Ky artikull gjendet në internet në këtë adresë:

http://www.mjas.ukim.edu.mk/…/MJAS-02-2-_2012_-103-Sadikaj.…

Në artikullin fjalë, janë kopjuar plotësisht tre paragrafë (pa i cituar, referuar apo listuar te literatura e konsultuar) nga artikulli “Monitoring the biological effects of pollution on the Algerian west coast using mussels Mytilus galloprovincialis”, “Oceanologia” 49 (4), p. 543–564, (2007), me autorë Zoheır M. Taleb, Sofiane Benghali, Amina Kaddour dhe Zitouni Boutiba, i cili gjendet në internet në këtë adresë:

http://agro.icm.edu.pl/…/bwmeta1.element.agr…/c/494taleb.pdf

Dikush mund te thotë se bëhet fjalë vetëm për tre paragrafë, por se pari duhet te kemi parasysh se vete artikulli i shkruar nga Sadikaj, Panariti dhe Arapi, bashkë me listën e literaturës se konsultuar, është vetëm prej shtate faqesh dhe se dyti, artikulli nga ku janë janë kopjuar paragrafët, nuk është, cituar, referuar apo vendosur ne listën e literaturës se konsultuar (unë thjesht po bej konstatimin, por nuk mund te them nëse kjo gjë është e qëllimshme apo pakujdesi).

Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se në këtë analizë nuk po gjykohet vlera shkencore e artikullit në fjalë (nuk është objektivi as kompetenca ime për të bërë një gjë të tillë), por thjesht po vihet në dukje se në tre paragrafë nuk është respektuar rregulli i citimit dhe referimit i autorit apo autorëve origjinalë, gjë që vë përsëri në dukje ekzistencën e kësaj problematike, në lidhje me shkrimet shkencore.

Më poshtë po vendos krahasimin mes tekstit të vitit 2007 dhe tekstit të vitit 2012:Më poshtë po vendos krahasimin mes tekstit të vitit 2007 dhe tekstit të vitit 2012:

https://www.facebook.com/Taulant.Muka/posts/10214058966044014

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat