fbpx

Taulant Muka te Juridiku, kërkon vetting akademik

Screenshot_3-12.png

Taulant Muka, që nga dita e parë që u vendos në postin e zv.ministrit e deri më tani (i dorëhequr nga ky post), ka vetëm një kërkesë qëndrore: Vetting akademik për profesorët, rektorët dhe dekanët.

Muka ka bërë publike një sërë denoncimesh për deputetë e ministra, duke i cilësuar punimet e diplomave të tyre si plagjiaturë.

Ditën e sotme, ai ka postuar një foto, ku së bashku me dy profesorë, mbajnë në duar CV-të e tyre, të cilat ja kanë shpërndarë studentëve.

“Bashkë me Prof. Luanin dhe Altinin ju dorëzuam studentëve të juridikut CV-në dhe letrën e firmosur: Vetingu le të fillojë nga unë! Intelektuali i vërtetë e do vetingun në arsim, e do studentin dhe universitetin!”, ka shkruar Muka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *