fbpx

Taylor Swift i dhuron para fansave të mbetur pa punë si pasojë e koronavirusit

Këngëtarja Taylor Swift, ka vazhduar t’u japë para fansave, të cilët kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Mund të themi se po kalojmë nëpër një periudhë të papërjetuar më parë. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurtë dhe të shëndetshëm”, ka thënë 30-vjeçarja gjatë një bashkëbisedimi me SiriusXM’s Hits 1 nga shtëpia e saj.

“Ndoshta jemi të izoluar fizikisht, por mund t’i ruajmë kontaktet me njerëzit.

Mund të luajmë lojëra me miqtë dhe familjarët tanë përmes telefonit…

Kjo është një nga të arriturat e mëdha të teknologjisë moderne”, ka shtuar këngëtarja.

 

Taylor ka ndihmuar me  3.000 dollarë donacione, ajo dëshiron ta shtojë ndihmën, sidomos për ekipet mjekësore dhe punonjësit shëndetësorë.