TË FUNDIT

Taylor Swift kopjon Beyonce, fansat kundër saj

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e famshme, Taylor Swift, hapi Billboard “Music Awards” duke performuar këngën e saj të fundit “ME”.

Por disa nga fansat krahasuan performancën e saj me atë të Beyonce në Coachella vitin e kaluar, duke gjetur detaje të përbashkëta si daullet, veshja e trupës së baletit e gjitha me rozë.

Ndërsa performanca e Beyonce filloi gjithashtu me një trupë baleti që marshonte në skenë me daulle dhe të veshur të gjithë me ngjyrë të verdhë.

Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj komenteve të fansave.

Megjithatë, performanca e Taylor i mbajti fansat mbërthyer para ekranit./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat