16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Tayna dhe Ledri Vula paralajmërojnë bashkëpunim?

spot_img

Reperja e njohur dhe e talentuar, Tayna ka qenë në qendër të vëmendjes gjithnjë për hitet e saj të njëpasnjëshme, por edhe për marrëdhëniet jo të mira që ka me disa artistë të skenës shqiptare.

Së fundmi, ajo ka postuar disa foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku shfaqet shumë joshëse me një fustan të zi mjaft të shkurtër.

Mes komenteve të shumta nga fansat, vihej re dhe komenti i reperit të dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula

‘A je?’, shkruan Vula në foton e këngëtares. Tayna i është përgjigjur duke i shkruan ‘Kallxom’, ku fansat menjëherë kanë menduar se këto mund të jenë fjalë të ndonjë bashkëpunimi mes dy artistëve.

Ende nuk dihet nëse do ketë bashkëpunim, por shpresojmë që 2 artistët të sjellin një këngë për fansat dhe dashamirësit e tyre.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat