Të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, ekzekutimin e një polici dhe rrëmbim fëmije/ Policia nxjerr të dhënat e të shumëkërkuarve

1581762680_cokandinotare.jpg

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme të dhënat për tre personat e radhës që janë objekt i njësië së punës së kërkimit. Ata janë dy të dënuar përjetë Flamur Ndino i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka rrëmbyer një fëmijë të mitur me qëllim trafikimin e tij dhe Misir Tare i cili në vitin 1993 ka vraë bashkëshorten dhe prindërit e saj.

Në listë është edhe një tjetër i dënuar me 25 vite burg Besnik Coka, i cili akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë një punonjës policie.

“Ja 3 personat e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

I dënuari me burg përjetë Flamur Ndino

Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

I dënuari me burg përjetë Misir Tare

Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Besnik Coka, i dënuar me 25 vjet burg

Në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303