fbpx

“Të bëhet projekt kombëtar” Soreca propozim një mënyrë si të përdorim pasuri e krimit

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i ka kërkuar qeverisë që të kthejë në një projekt kombëtar projektin e Bashkimit Europian që parashikon kthimin e pronave të krimit në qendra sociale dhe vende punësimi për gratë e dhunuara dhe të trafikuara.

Në një intervistë për Neës 24, Soreca tha se BE prej disa vitesh ka nisur kthimin e pasurive të konfiskuara në Durrës, Fier dhe Sarandë në qendra sociale dhe mundësi punësimi për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri.

”Ky nuk është vetëm një projekt me orientim moral, është gjithashtu një projekt me orientim ekonomik, ideja është t’u jepet ndihmë individëve që nuk kanë pasur mundësi më parë. Sigurisht që ka një ndikim të dyfishtë, jo vetëm ekonomik siç thashë, por edhe që t’i japë idenë se ligjshmëria është rikthyer aty ku nuk kishte ligjshmëri për shkak të krimit të organizuar. Pra, jo vetëm konfiskim i pasurive, por kthimi i tyre në një instrument të ligjshëm që ka përfitime ekonomike. ”- tha Soreca.