Të dënuarit e Fushë-Krujës në grevë: Drejtori po fut kriminelët VIP për të na ndaluar!

burguuuu.jpg

Në burgun e Fushë-krujës mësohet se janë me dhjetra të dënuar që kanë refuzuar të marin ushqimin që i ofrohet nga institucioni.

Sipas Fax News, kjo në shenjë proteste për kushtet e keqija, diferencimet që bëhen nga drejtori Agron Hysi, nipi i deputetes së PS Vasilika Hysi, dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.

Nuk dihet ekzakt se sa është numri i të burgosurve të cilët janë angazhuar në këtë proteste pasi sipas tyre drejtori po përdor influencën dhe miqësinë që ka me kriminelet vip për të parandaluar këto protesta dhe përshkallëzimin e saj në revoltë.

Është e disata herë që të burgosur nga ky burg dhe familjarë teë tyre i drejtohen redaksisë tonë për të pasqyruar këtë protestë, e cila mohohet nga ana e drejtuesve të burgut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303