fbpx

“Të dielat pa makina”. Artan Fuga ironizon Ramën: T’u ndalohet dhe se*si që nga data…

Pak pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nga tetori të dielat do të jenë pa makina, ka reaguar dhe akadamiku Artan Fuga. Ky i fundit ka ironizuar Ramën që nga 15 qershori deri ditën e fundit, shqiptarëve t’u ndalohet dhe se*si.

Shkrimi i plotë i Artan Fugës:

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e còvidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe sèksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen! Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!