fbpx

‘Të dielat pa makina’. Blerina Bombaj i bën pyetjen e rëndësishme Ramës

bler.jpg

Kryeministri Rama ka deklaruar se që nga muaji tetor deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, të diela do jenë pa makina. Por kjo gjë ka sjellë reagimin e dietologes Blerina Bombaj e cila shpreh shqetësimin e saj, se bizneset në periferi që mezor i presin fundjavat, tashmë do të shkojnë drejt falimentimit.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë, kam vetëm një pyetje të vockël, këto restorantet që punojnë në fundjavë, në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruaa e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin”, shkruan Bombaj, që më pas shton se biznesi i saj nuk ka marrë as pagën e ashtuquajtur të luftës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303