Te Ferrari skeptikë për Vettel, gjermani drejt McLaren, ja kush do ta zëvendësojë

vettel.jpg

Kontrata e Sebastian Vettel me Ferrarin është e vlefshme edhe për një vit, pra skadon në fund të vitit 2020, por gjermani nuk e ka të qartë se në Maranello do t’i ofrojnë rinovimin.

Performanca e tij jo fort bindëse në tri sezonet e fundit dhe shpërthimi e Charles Leclerc, duket se kanë ndikuar në mendimin që kanë drejtuesit e “Kokëkuqes” për të ardhmen.

Lajmet e publikuara në shtypin francez në lidhje me kontaktet e Leëis Hamilton (nuk mohohen askund) me presidentin e Ferrarit dhe të grupit FIAT, John Elkan, nuk sugjeërojnë se e ardhmja e Seb mund të jetë sërish në Maranello. Për këtë arsye ai ka nisur të mendojë për opsione të tjera, ku do të ndihej më i sigurt.

Siç ka mësuar MARCA, Vettel ka nisur kontaktet me Andreas Seidl, drejtorin sportiv të McLaren F1, për të qenë pilot i kësaj skuadre nga viti 2021, duke marrë parasysh faktin që McLaren është një nga makinat në rritje dhe se brenda dy viteve do të ketë motorë Mercedes.

Merkatoja e vitit 2021 në Formula 1 duket se do të ofrojë lëvizje të rëndësishme, që mund të prekin edhe Max Verstappen, përveç Hamiltonin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303