fbpx

Të frikshme shifrat nga Franca, si asnjë vend në botë

Pas shifrave të frikshme që vinin nga Italia, duket se do t’i dëgjojmë nga Franca. Prej ditësh në Francë shifrat e viktimave në 24 orë i kanë kaluar 1 mijë.

Ditën e fundit janë regjistruar 1053 viktima, duke e çuar në 7560 numrin total të jetëve të humbura. Janë 7788 raste të reja në 24 orët e fundit, me një total prej 89.953 të infektuarish.

6838 pacientë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.