fbpx

Të gjakosur dhe me shenja, tre djem nga Elbasani denoncojnë dhunë shokuese nga policia

Screenshot_26-1-600x360.jpg

Tre të rinj nga Elbasani kanë denoncuar dhunën që sipas tyre i është ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Delta.

Amarildo Mema dhe Lojtar Qosja të dy të moshës 23-vjeç thonë në një prononcim për abcneës, se ngjarja ka ndodhur në Orikum ku ata ishin bllokuar në trafik pasi po ktheheshin nga plazhi i Drimadhesit.

Djemtë pretendojnë se janë dhunuar nga forcat Delta të cilët i kanë nxjerrë nga dritarja e makinës dhe kanë vijuar dhunën ndaj tyre edhe në ambientet e spitalit dhe komisariatit.

Ishim duke u kthyer nga plazhi nga Drimadhes, duke ecur m’u cca goma rrugës. Ndaluam në traf8ik në Orikum, Forcat delta na kanë thyer xhamin, na kanë nxjerrë me forcë.

Na kanë thënë do iu vrasim. Na kanë rrahur në spital, në komisariat. Na kanë rrahur gjithandej. Edhe këtë shokun”, shprehen ata.

Jashtë kamerave të rinjtë shprehen se bashkë me ta ka qenë edhe një shok tjetër i cili po vijon të mbahet në komisariat, ndërsa tregojnë dhe shenjat e dhunës të ushtruar ndaj tyre.

Ky incident nuk është raportuar nga policia e Vlorës./abcnews

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303