fbpx

Të gjitha shifrat/ Ja situata e rëndë në Shqipëri, sidomos në spitalet covid

Në përditësimin e bërë sot nga Ministria e Shëndetësisë është konstatuar se 150 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 535. Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën.

189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 995 që nga fillimi i epidemisë.