fbpx

“Të gjithë e neglizhuan”. 31-vjeçarja vdiq në sallën e lindjes, bashkëshorti i saj ‘i pret rrugën’ Kryeprokurorit, merr premtimin e shumëpritur

vdes.jpg

Familjarët e 31-vjeçares Elisabeta Lamaj e cila ndërroi jetë në sallën e lindjes pas anestezisë lokale nuk po gjejnë drejtësinë e kërkuar. Sot bashkëshorti i të ndjerës, Leonard Lamaj i ka dalë para Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të cilit i kërkon ndihmë për të vënë në vend drejtësinë e merituar.

 “Kam bërë kërkesë për takim me prokurorin. Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush se ka ndjekur, kërkoj ndihmën tuaj”, tha ai.

Çela i premtoi se do t’i kërkojë drejtueses së prokurorisë që ta presë në takim.

“Do ti kërkoj vetë drejtueses të prokurorisë të bëjë takim me juve personalisht”, shtoi Çela.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303