Të gjithë kundër Trumpit

ligjvenesit.jpg

Ligjvënësit amerikanë kanë votuar një rezolutë kundër gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur nga presidenti Donald Trump rreth dy javë më parë.

13 republikanë amerikanë iu bashkuan të martën kolegëve të tyre demokratë duke kaluar me 245 vota pro dhe 182 kundër një dokument të përpiluar nga këta të fundit që ndalon shfrytëzimin e fondeve shtesë për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Shumica e republikanëve argumentuan se situata në kufirin me fqinjin jugor, kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe e trafikimit të drogave apo njerëzve e justifikonte propozimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa kryetarja demokrate e kuvendit, Nancy Pelosi, akuzoi Trump se me shpalljen e emergjencës po shkel kushtetutën dhe po ushtron një pushtet që nuk i takon.

“Nuk kemi ndër mend t’i lëmë dorë të lirë kujto presidenti demokrat apo republikan që kërkon ta bëjë copash Kushtetutën e Amerikës. Si anëtarë të Kongresit do të ishim në shkelje të ligjit nëse nuk e hedhim poshtë propozimin e presidentit. Kjo bëhet vetëm për Kushtetutën. Rezoluta e propozuar nga ligjvënësit amerikanë duhet që brenda 18 ditësh të kalojë edhe në Senatin amerikan për të marrë fuqi ligjore. Presidenti Trump deklaroi në 15 shkurt se ka parashikuar financimin me rreth 8 miliardë dollarë të murit rreth 3,200 kilometra të gjatë për të përballuar me urgjencë situatën në Meksikë, por demokratët e kanë cilësuar këtë lëvizje antikushtetuese dhe e kanë quajtur krizën një trillim të presidentit”, u shpreh Pelosi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303