fbpx

“Të gjithë na ka në dorë…”, Pëllumb Pipero jep mesazhin e fortë dhe paralajmëron

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka lëshuar një apel mjaft të rëndësishëm sërish, duke thënë se të gjithë na ka në dorë  maska kudo që jemi.

Ai ka theksuar se ata që kanë shenjat të virusit nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2.