fbpx

Të gjithë në pritje: Zbulohen datat kur do të mbahet “Kënga Magjike”

Screenshot_18-17.jpg

Konkurimi në edicionin e 20-të festivalit të muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike” ka filluar prej disa javësh. Pas prezantimit të disa këngëve dhe ngritjes së skenës magjike, akoma nuk kishim marrë vesh datat e prezantimit në Pallatin e Kongreseve.

Në faqen zyrtare të Këngës Magjike  tani janë shpallur edhe datat kur ky edicion ku priten surpriza do të mbahet.

“Në Pallatin e Koncerteve, në datat 5 dhe 6 dhjetor janë netët gjysmëfinale te Kënga Magjike, edicioni 20-të. Data 8 dhjetor do të jetë edhe finalja e madhe e Festivalit. Biletat i gjeni pranë Pallatit te Koncerteve” – shkruhet në faqen zyrtare të festivalit.

Ndonëse tashmë kemi krijuar simpatitë tona për këngët e prezantuara mezi po presim të njihemi edhe me këngën fituese të këtij edicioni që do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Bora Zemani, Klaudia Pepa dhe shumë të ftuar të tjerë që akoma nuk janë zbuluar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *