fbpx

Të gjithë po i krahasojnë flokët e Bebe Rexhës me markën e “MC Donald’s”

Artistja shqiptare Bebe Rexha është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.

Kënga u prit shumë mirë nga fansat dhe për javë të tëra është duke qëndruar mirë e renditur në top listat evropiane dhe ato amerikane.

Së fundmi në emisionin e famshmëm “Tonight With Jimmy Fallon” për të interpretuar Bebe ishte e ftuar dhe në sy ra pamja e re e  flokëve.

Bebe u shfaq me flokët e kuqe flak dhe në pjesën e përparme dy fije të verdha.

Duket se kjo pamje ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të cilët e kanë krahasuar modelin e flokëve me logon e famshme Mc Donalds.

Duket se Bebe e ka marrë me sportivitet dhe e ka rishpërndarë krahasimin.