fbpx

Të hënën maturantët në shkollë, Besa Shahini jep mesazhin

Ministrja Besa Shahini ka reaguar me anë të një njoftimi në Facebook në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë maturantët kur të rikthehen në shkollë më 18 maj.

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj”, shkruan në rrjetin e saj social Ministrja Shahini.