fbpx

Të hënën nis gjyqi ndaj El Chapo-s

el-chapo.jpg

Të hënën do të nisë gjyqi ndaj El Chapo-s, bosit të drogës meksikan që njihet si kreu i kartelit Sinaloa, por që pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe një ushtar i këtij karteli.

17 akuza janë ngritur kundër tij, ku përfshihen “komploti për vrasje”, “trafik lëndësh narkotike” dhe “pastrim parash”. Bota do të jetë sy e veshë nga Nju Jorku, por procedurat do të zhvillohen në mënyrën më sekrete të mundshme për autoritetet.

El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Guzman, u dërgua në Nju Jork në fillim të vitit 2017. Ai ia kishte dalë mbanë dy herë të arratisej nga burgjet në të kaluarën: një herë duke u fshehur në një karrocë rrobash të palara (ose të paktën kështu thuhet) dhe një tjetër herë duke shfrytëzuar një tunel për të dalë nga qelia, dhe që të dyja herët ka pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe çuditërisht edhe simpatinë e rojeve të burgjeve.

Nuk dihen emrat e gjykatësve të El Chapo-s, ndërsa disa dëshmitarë do të japin dëshmitë e tyre me pseudonime.

Ky, me shumë gjasë do të jetë gjyqi më i komplikuar që qyteti i Brooklynit ka parë ndër vite.

Thuhet se prokurorët kanë ndarë më shumë se 300 mijë faqe hetimi me palën mbrojtëse, përfshi edhe rreth 14 mijë faqe me deklarata dëshmitarësh. Avokatët e Guzmanit kanë kërkuar vazhdimisht më shumë kohë, por gjykatësit nuk e kanë pranuar kërkesën e tyre.

Guzman, ndërkohë, është mbajtur në izolim dhe sipas avokatëve të tij, gjendja e tij mendore sa vjen e përkeqësohet.

Mes masave të shumta të sigurisë është edhe ajo e mbajtjes anonimë të emrave të gjykatësve, të cilët do të shoqërohen me eskorta nga Marshallët amerikanë çdo ditë, ndërkohë që disa dëshmitarë do të mund të flasin vetëm me pseudonime.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *