fbpx

Të huajt me leje qëndrimi në Itali, mbizotërojnë shqiptarët

permesso16.jpg

Foto ilustruese

Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi.

Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë.

Komunitetet e tjera janë të përqendruar në më pak qytete. Sipas të dhënave që ka publikuar instituti italian i statistikave, ISTAT, komuniteti ukrainas përbën shumicën e të huajve në 5 qytete, ndërsa komunitetet e tjera janë të përqendruar në 2 ose 3 qytete.

Për të pasqyruar përqendrimin e të huajve në Itali sipas komuniteteve që përbëjnë shumicën, Il Sole 24 ka ndërtuar një hartë, sipas shumicës së qytetarëve të huaj të pajisur me leje të rregullt qëndrimi.

Siç vihet re nga harta, ku komuniteti shqiptar identifikohet me ngjyrën blu, pjesa më e madhe është e përqendruar në Italinë Qendrore dhe në Veri. Ndërsa në jug ata përbëjnë shumicën vetëm në 5 qytete të Italisë.

Të huajt në Itali me leje të rregullt qëndrimi janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT.

Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.

Në disa prej qyteteve më të mëdha ka përjashtime.

I tillë është rasti i Milanos, ku janë përqendruar më së shumti komuniteti egjiptian, ose i Romës, e cila së bashku me Cagliari kanë më shumë të përqendruar komunitetin e filipinasve.

Në provincat e Palermos dhe Venecias, qytetarët e Bangladeshit përfaqësojnë shumicën e të huajve me leje të rregullt qëndrimi.

Në Firence, megjithatë, së bashku me qytetin fqinjë të Pratonit, kinezët përbëjnë shumicën e të gjithë të huajve të pajisur me leje qëndrimi.

Vetëm në dy provinca shumicën e komunitetit të huaj të pajisur më shumë me leje qëndrimi, amerikanë dhe moldavë, si shumicë nga komunitet e tjera.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *