fbpx

Të izoluar dhe në jetesë ekstreme, familja në Klos i bën thirrje qeverisë për ndihmë

Katër anëtarë të familjes Bejn në Bashkinë e Klosit në Dibër jetojnë në kushte esktreme. Ata ushqehen vetëm me prodhimet e serës së tyre.

“Jetojmë vetëm me prodhimet e një sere që kemi ndërtuar afër banesës. Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër, vetëm të ardhurat që nxjerrim nga kjo serë. Prodhojmë kastraveca e domate për të nxjerrë bukën e gojës”, thonë ata për Neës24.

Gruaja e shtëpisë thotë se sapo hyri koronavirusi në vendin tonë, ata shprehen se nuk kanë asnjë lloj ndihme nga shteti.

“Pasi Covid-19 ka hyrë në vendin tonë, mund të themi se jemi në karantinë, duke zbatuar urdhërat e kryeministrit, që të mos dalim jashtë shtëpisë. As nuk i shkojmë kujt në banesë, as nuk i themi njeriu që mos hajde tek ne. Nuk kemi asnjë lloj ndihme nga shteti në këta ditë. Kërkojmë ndihmë nga shteti”, thotë zonja Ademi.